Krasniqi: Kosova në Japoni mori emrin “Kosova e Artë”

Krasniqi: Kosova në Japoni mori emrin “Kosova e Artë”

Sport August 02, 2021 - 21:17
Zbuloni detajet

Ismet Krasniqi, kryetar i KOK-ut ka thënë se për të është kënaqshi dhe privilegj si kryetar i KOK-ut, t’i prijë një ekipi të tillë siç është ekipi i xhudos që na bërë krenarë të gjithëve.

Ai ka thënë se Kosova në Tokio e mori një emër “Kosova e Artë” pas suksesit të Distrisë dhe Norës.

“Jemi ndier krenar pasi kemi pasur urime të shumta nga shtetet e forta që ishin të pranishme në Olimpiadë. Ka qenë privilegj që atje e kishim edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Shumë shpejt, do të vijnë Olimpiadat tjera dhe duhet të jemi të gatshëm. Falënderoj Majlinda Kelmendin që para pesë vjetësh e hapi derën për medalje dhe ne duhet të punojmë për të pasur më shumë medalje dhe rezultate më të mira. Falënderoj Driton Kukën për punën e shkëlqyeshme dhe them se mësim prej tij marrin edhe shtetet tjera, jo vetëm trajnerët kosovarë”, ka thënë ai.