Sportistja transgjinore Hubbard bën histori në “Tokio 2020”

Sportistja transgjinore Hubbard bën histori në “Tokio 2020”

Sport August 02, 2021 - 16:04
Detajet

Sportistja transgjinore Laurel Hubbard ka bërë histori në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, por ka dështuar të regjistrojë rezultat në kategorinë mbi 87 kilogramë në konkurrencë të grave.

Hubbard është bërë atletja e parë transgjinore që garon në Lojërat olimpike, në një gjini tjetër nga ajo në të cilën është lindur.

Hubbard dështoi te pesha 120 kilogramë, para s të dështonte në dy tentime tjera në 125 kilogramë dhe të përfundonte garën.

Pjesëmarrja e Hubbardit ishte përcjellë me kritika të shumta.

Medaljen e artë në “Tokio 2020” e fitoi kinezja Li }en]en, të argjendtën britanikja Emily Campbell e të bronztën amerikanja Sarah Robles.

“Sigurisht se nuk jam plotësisht e pavetëdijshme për polemikat që kanë rrethuar pjesëmarrjen time në këto Lojëra. Dua të falënderoj Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, për afirmim të përkushtimin ndaj parimeve të olimpizmit” dhe për të treguar se sporti është diçka për të gjithë. Është inkluziv”, ka thënë Hubbard.