Zyrtare: Elvis Rexhbecaj huazohet te Bochumi

Zyrtare: Elvis Rexhbecaj huazohet te Bochumi

Sport August 02, 2021 - 15:26
Detajet

Elvis Rexhbecaj do ta vazhdojë karrierën e tij te VfL Bochum në formë huazimi.

Siç njofton skuadra e njohur gjermane, Rexhbecaj është huazuar nga Wolfsburg deri më 30 qershor 2022.

Te Bochumi Rexhbecaj do ta bartë numri 20 në fanellë.

“Elvis Rexhbecaj mund të përdoret në shumë pozicione në mesfushë”, tha Sebastian Schindzielorz, drejtor sportiv në VfL Bochum.

“Loja e tij karakterizohet nga vrapimi dhe përkushtimi dhe ai ka fuqinë e nevojshme për të dëshmuar veten në Bundesligë.”, përfundoi Schindzielorz.

Ndërsa mesfushori shprehet i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën, duke e cilësura numrin 20 të fanellës si ogur të mirë.

“Unë jam kurioz për ekipin dhe shpresoj se mund t’i ndihmoj ata me aftësitë e mia,” tha Elvis Rexhbecaj.

“Unë tashmë kam parë sesi mund të jeni të suksesshëm në betejën për të qëndruar në Bundesligë. Prandaj unë e shoh faktin që kam të njëjtin numër fanelle në Bochum si në Koln si një ogur të mirë”, përfundoi ai.

Së fundmi, mesfushori kosovar ishte i huazuar te Koln ku ka zhvilluar 43 ndeshje në Bundesligë, përgjatë qëndrimit të tij një vit e gjysmë.

Në total, ai ka 71 ndeshje të zhvilluara në Bundesliga, në të cilat ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tetë asistime.