Alexander Zverev fiton medaljen e artë në “Tokio 2020”

Alexander Zverev fiton medaljen e artë në “Tokio 2020”

Sport August 01, 2021 - 15:44
Lajmet e fundit nga sporti

Alexander Zverev ngjitet në majën e olimpit në Lojërat Olimpike. Tenisti me prindër rus por i lindur në Hamburg dhe që garon nën flamurin gjerman mposhti në finale rusin Karen Kachanov me rezultatin e pastër 2-0 me sete duke siguruar medaljen e artë olimpike.

Një arrijte shumë e rëndesishme për numrin 5 të botës, i cili në moshën 24-vjeçare i’a doli të triumfonte në olimpiadë. Sasha Zverev që mbërriti në finale duke eliminuar në gjysmë-finale numrin 1 të botës, Novak Djokovicin, e dominoi sfidën përfundimtare ndaj Kachanovit.

Seti i parë nuk pati shumë histori, Kachanov u mundua disa herë të përgjigjej, por në fund Zverev e mbylli me një fitore 6-3 me “game”.

Seti i dytë ishte akoma më i thjesht për 24- vjeçarin i cili e dominoi kundërshtarin dhe pas fitores 6-1 të setit të parë festoi me të drejtë medaljen e artë në lojërat olimpike të Tokyos, shkruan "SS".

Pas ATP Finals në vitin 2018-të ky është suksesi më i madh në karrierën e Alexander Zverev i cili është konsideruar një talent që në etapat e tij te para në tenisin profesionist.

Pas medaljes së artë në Olimpiadë tashmë çfarë i mungon Sasha Zverevit është një titull në Grand Slam, i’u afrua në 2020-ën në US Open por u mposht në finale nga Dominic Thiem.