Fisnik Rugova zyrtarizohet te KB Rahoveci

Fisnik Rugova zyrtarizohet te KB Rahoveci

Sport August 01, 2021 - 15:17
Lajmet e fundit nga sporti

Pas shumë viteve kontribut te klubi i Prishtinës, Fisnik Rugova nga sot do të djersitë fanellën e një tjetër klubi, shkruan Zeri.info.

Reprezentuesi i Kosovës ka arritur marrëveshje me KB Rahovecin.

Lajmi është bërë i ditur sot nga “Vreshtarët” përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

“Përvojë të gjatë në basketbollin kosovar. Sportist brenda e jashtë palestrave. Lojtar i shquar e me ndikim. Të gjitha këto predispozita japin shpresa të mëdha se KB Rahoveci e Fisnik Rugova, së bashku, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme” – thuhet në njoftimin e KB Rahovecit.

Përveç te Sigal Prishtina, Fisnik Rugova në të kaluarën ka luajtur edhe te KB Peja. /Zeri.info