Ekipi olimpik i xhudos nesër mbërrin në Kosovë, kjo është agjenda për ditën e hënë

Ekipi olimpik i xhudos nesër mbërrin në Kosovë, kjo është agjenda për ditën e hënë

Sport August 01, 2021 - 13:35
Lajmet e fundit nga sporti

Ekipi olimpik i Kosovës në xhudo sot (e diel) është nisur nga Tokio drejt Kosovës, shkruan Zeri.info.

Ekipi olimpik i xhudos është nisur sonte drejt atdheut, pas mbi dy javësh qëndrimi në Tokio të Japonisë.

Ekipi do të arrijë nesër (e hënë) në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, rreth orës 19:50.

Në aeroport do të organizohet konferencë për media, kurse ceremonia kryesore zhvillohet në sheshin e Prishtinës, me fillim prej orës 21:00. /Zeri.info