Zyrtare: Fisnik Rugova largohet nga Prishtina

Zyrtare: Fisnik Rugova largohet nga Prishtina

Sport August 01, 2021 - 12:36
Lajmet e fundit nga sporti

Basketbollisti i njohur kosovar, Fisnik Rugova, ka konfirmuar largimin e tij nga KB Sigal Prishtina, shkruan Zeri.info.

Përmes rrjeteve sociale, Rugova ka thënë se më nuk do të jetë pjesë e klubit të tij të zemrës.

31-vjeçari gjithashtu ka theksuar se vitet më të mira të karrierës së tij i ka kaluar te klubi kryeqytetas.

Rugova ka falënderuar drejtuesit e klubit, bashkëlojtarët dhe “Plisat” për besimin dhe dashurinë e ofruar ndaj tij.

Image

Vlen të theksohet se përveç te Prishtina, Fisnik Rugova ka luajtur edhe te Peja, teksa tani mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës. /Zeri.info