Krerët e klubit turk takohen me përfaqësuesit e Mustafit, mbrojtësi shqiptar drejt transferimit në Superligën e Turqisë

Krerët e klubit turk takohen me përfaqësuesit e Mustafit, mbrojtësi shqiptar drejt transferimit në Superligën e Turqisë

Sport August 01, 2021 - 11:42
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi i ri i Superligës së Turqisë, Adana Demirspor, raportohet se është duke e dëshiruar transferimin e Shkodran Mustafit, shkruan Zeri.info.

Klubi turk javë më parë ka transferuar Mario Balotellin, teksa thuhet se është në bisedime me David Luizin.

Por, Adana Demirspor mund të transferojë në radhët edhe një ish-futbollist të Arsenalit. Sipas “Fanatik”, krerët e klubit turk kanë biseduar me përfaqësuesit e mbrojtësit shqiptar dhe takimi ka qenë mjaft pozitiv.

Transferimi në Turqi për 29-vjeçarin do të ishte një aventurë e re, pasi ai gjatë karrierës së tij së deritanishme ka luajtur në Gjermani, Itali, Spanjë e Angli.

Shkodran Mustafi është lojtar i lirë që nga 1 korriku i këtij viti. Ai së fundmi u aktivizua te Schalke. /Zeri.info