Juventusi edhe më afër transferimit të Jorges, braziliani pritet të kryej testet mjekësore në javën e ardhshme

Juventusi edhe më afër transferimit të Jorges, braziliani pritet të kryej testet mjekësore në javën e ardhshme

Sport August 01, 2021 - 11:11
Lajmet e fundit nga sporti

Juventusi raportohet se është shumë afër kompletimit të transferimit të Kaio Jorges, shkruan Zeri.info.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Jorge pas disa ditësh do të udhëtojë drejt Torinos për të kryer testet mjekësore.

Për shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar, Juventusi raportohet se do t’i paguajë Santosit në total 3 milionë euro. Klubi brazilian gjithashtu do të fitojë 5% për shitjen e tij në të ardhmen.

Kaio Jorge do të nënshkruaj kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. /Zeri.info