Messi nuk do të stërvitet me Barcelonën pa e nënshkruar kontratën e re

Messi nuk do të stërvitet me Barcelonën pa e nënshkruar kontratën e re

Sport August 01, 2021 - 10:35
Lajmet e fundit nga sporti

Lionel Messi nuk do të fillojë stërvitjet me Barcelonë derisa të nënshkruajë kontratën e re, shkruan Zeri.info.

“Mundo Deportivo” shkrua se Messi nesër (e hënë) duhet të mbërrijë në bazën e klubit katalunas, së bashku me Emerson dhe Sergio Agueron të cilët gjithashtu luajtën në Kupën e Amerikës.

Sidoqoftë, sulmuesi argjentinas nuk pritet të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, pasi momentalisht nuk ka një kontratë valide me klubin.

Kontrata e 34-vjeçarit skadoi më 30 qershor të këtij viti, teksa zyrtarisht ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re.

Megjithatë, raportohet se Lionel Messi do të mbetet te Barcelona për së paku edhe dy vite. /Zeri.info