Kuka nga Tokio: Dy medalje të arta olimpike po i sjellim në atdheun tonë, një tjetër është te shtëpia!

Kuka nga Tokio: Dy medalje të arta olimpike po i sjellim në atdheun tonë, një tjetër është te shtëpia!

Sport August 01, 2021 - 10:01
Lajmet e fundit nga sporti

Ekipi olimpik i Kosovës në xhudo sot (e diel) do të niset nga Tokio drejt Kosovës, shkruan Zeri.info.

Para nisjes, trajneri i xhudistëve tanë, Driton Kuka, ka bërë një postim nga Tokio në orët e para të mëngjesit (sipas kohës sonë lokale).

Kuka ka thënë se Kosova po ua sjellin edhe dy medalje të arta olimpike, teksa një tjetër tashmë veç ndodhet në shtetin tonë, ajo e Majlinda Kelmendit e fituar në “Rio 2016”.

Postimi i plotë nga Kuka (pa ndërhyrje):

“Mirëmëngjes nga Tokio

Tri copa të arta deri tash …

Një të shpia e dy kadal kadal po i sjellim në atdheun tonë!

Medaljet e Arta Olimpike …”. /Zeri.info