Volejbollisti i njohur shqiptar, Gazmend Husaj emërohet anëtar i bordit në FVK

Volejbollisti i njohur shqiptar, Gazmend Husaj emërohet anëtar i bordit në FVK

Sport August 01, 2021 - 09:04
Lajmet e fundit nga sporti

Volejbollisti i njohur shqiptar, Gazmend Husaj, është emëruar anëtar i bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, përcjell Zeri.info.

Kështu ka bërë të ditur FVK përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare.

“Emërimi i Husajt në Bord do të jetë një mbështetje mjaft e madhe për zhvillimin dhe avansimin e volejbollit kosovar. Përvoja e Husajt si lojtar profesionist dhe lidhjet e tij me klubet dhe federatat e ndryshme evropiane dhe me gjërë, do të ndikojn që FVK të gëzoj respekt edhe me të madh në arenën ndërkombëtare” – ka shkruar FVK.

Husaj karrierën e ka filluar në klubin e volejbollit Rugova nga Peja për të vazhduar në Mabetex të Prishtinës, Studentin nga Tirana, Shkëndija nga Tetova, Chenois Volley nga Zvicra dhe disa klube të tjera. Kulmin e karrierës e ka arritur duke luajtur në ekipet e mëdha evropiane si: Piacenza nga Italia, Tours Volley, Malye MMP, Inegol, Olympiacos, Bursa BBSK dhe ekipe të tjera.

Vlen të theksohet që më klubin e Piacenzes e ka fituar Kupen e Italisë, ndërsa me ekipin francez, Tours Volley, e ka fituar Kampionatin dhe Kupën e Francës.

Husaj këtë vit karrierën do ta vazhdojë në Dubai, në klubin Shabab Al Ahli. /Zeri.info