
Musab Mala transferohet te KB Rahoveci
Sport
July 31, 2021 - 16:16
Lajmet e fundit nga sporti
Një nga basketbollistët më të dalluar nga sezoni i fundit, Musab Mala, është bërë me skuadër të re, shkruan Zeri.info.
Basketbollisti mitrovicas sot (e shtunë) është prezantuar te KB Rahoveci.
Mala në sezonin e fundit ishte pjesë e Bashkimit, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe te Trepça.
Njoftimi i plotë nga KB Rahoveci (pa ndërhyrje):
“Ishte një nga më të mirët në elitë edicionin e kaluar. Musab Mala është i vendosur që karrierën e tij ta dërgojë në një nivel tjetër. Kënaqësi e jona që në sezonin 2021/2022 të kemi basketbollist të kalibrit të tillë. Bashkë me të e të tjerët, skuadra synon objektivat maksimale”. /Zeri.info