Lirim Kastrati në radarin e klubit të njohur gjerman

Lirim Kastrati në radarin e klubit të njohur gjerman

Sport July 30, 2021 - 22:00
Lajmet e fundit nga sporti

Werder Bremeni raportohet se është duke kërkuar transferimin e Lirim Kastratit, shkruan Zeri.info.

Klubi gjerman thuhet se e sheh Kastratin si zëvendësues ideal të Milot Rashicës, i cili u largua drejt Norwich Cityt.

Klubi nga Bundesliga 2 po e kërkon 22-vjeçarin në huazim për 1 sezon, por me detyrim blerje.

Lirim Kastrati ka kontratë të vlefshme me Dinamo Zagrebin deri në vitin 2025.

Reprezentuesi i Kosovës në tregun e transferimeve vlerësohet me 1 milionë euro. /Zeri.info