Zhvillime të reja, Arsenali i ofron kontratë të re Granit Xhakës

Zhvillime të reja, Arsenali i ofron kontratë të re Granit Xhakës

Sport July 30, 2021 - 18:24
Lajmet e fundit nga sporti

E ardhmja e Granit Xhakës ende mbetet e paqartë. Për futbollistin nga Kosova tani raportohet se Arsenali ka përgatitur një ofertë të re, shkruan Zeri.info.

Sipas raportimeve nga “The Athletic”, krerët e klubit londinez tashmë i kanë ofruar kontratën e re Xhakës. Detaje tjera nuk janë bërë të ditura, por thuhet se “Topçinjët” janë të sigurtë se do ta bindin reprezentuesin zviceran për të qëndruar në “Emirates”.

Në anën tjetër, 28-vjeçari nga Prishtina ka marrëveshje personale me AS Romën, por një marrëveshje mes klubeve nuk është arritur ende dhe tani duket se Arsenali e dëshiron Xhakën ende në skuadër.

Kontrata aktuale e Granit Xhakës me Arsenalin skadon më 30 qershor 2023. /Zeri.info