Visar Ejupi vazhdon me KB Rahovecin

Visar Ejupi vazhdon me KB Rahovecin

Sport July 29, 2021 - 16:42
Lajmet e fundit nga sporti

KB Rahoveci dhe Visar Ejupi kanë vazhduar bashkëpunimin për së paku edhe një sezon, shkruan Zeri.info.

Basketbollisti i ri ka vazhduar kontratën me klubin e tij të fëmijërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e KB Rahovecit në “Facebook”.

Postimi i plotë nga klubi rahovecian (pa ndërhyrje):

“E ardhmja e klubit të qytetit, Visar Ejupi pa hezituar fare ka vazhduar me klubin e tij të fëmijërisë .

Visari , i cili momentalisht është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës U18 dhe po përgatitet për ndeshjet e radhës. Ne i dëshirojmë suksese me përfaqësuesen dhe e presim që pas përfundimit të ndeshjeve të na bashkangjitet në stërvitje me klubin”. /Zeri.info