Egzon Shala mëson shortin për garat e mundjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Egzon Shala mëson shortin për garat e mundjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Sport July 29, 2021 - 16:09
Lajmet e fundit nga sporti

Egzon Shala ka mësuar sot shortin për garat e mundjes në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Mundësi ynë do të përballet në raundin e parë me Dzianis Khramiankou të Bjellorusisë, kategoria deri në 125 kg.

Egzoni e ka vlerësuar tejet të pafat shortin. Duke folur për faqen zyrtare të KOK-ut, ai tha:

“Është shorti më i keq i mundshëm. Të gjithë kundërshtarët e grupit tim janë medalist. Bjellorusi është fitues i turneut kualifikues evropin për Tokio 2020””.

Ndryshe, Egzon Shala garon më 5 gusht. /Zeri.info