Feyenoord – Drita dhe Connah’s – Prishtina: Ndeshjet e sontme do të transmetohen në Artmotion

Feyenoord – Drita dhe Connah’s – Prishtina: Ndeshjet e sontme do të transmetohen në Artmotion

Sport July 29, 2021 - 10:50
Detajet

Kampionia e Kosovës Prishtina është mysafire e Connah’s Quay në Park Avenue në qytetin Aberystwyth për ndeshjen e kthimit në rrethin e dytë kualifikues, që nis në orën 20:00.

Klubi nga kryeqytet duhet të shmangë humbjen me katër gola epërsi për të kaluar tutje. Përveç fitores, edhe barazimi dhe madje humbje minimale e dërgon Prishtinën tutje.

Drita, ndërkohë, do të vizitojë Roterdamin për t’u përballur me Feyenoordin e famshëm në ndeshjen kthyese të rrethit të dytë kualifikues, që po ashtu nis në orën 20:00.

Gjilanasit duhet të fitojnë patjetër me çfarëdo rezultati për të kaluar tutje. Nëse takimi në Holandë mbyllet baras, atëherë penalltitë vendosin.

Fituesit kalojnë në rrethin e tretë në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në sezonin e ri 2021/22 në garën e kategorisë së tretë të futbollit evropian.

Takimet në fjalë të transmetohen në platformën Artmotion. /Zeri.info