Prishtina nderon kampionet olimpike: Krenarë me çikat tona

Prishtina nderon kampionet olimpike: Krenarë me çikat tona

Sport July 29, 2021 - 10:33
Detajet

Xhudistet e Kosovës do të kthehen me dy medalje të arta nga Lojërat Olimpike, që po zhvillohen në Tokio të Japonisë.

Fillimisht Distria Krasniqi e më pas edhe Nora Gjakova ngritën më së larti flamurin e Kosovës, shkruan "Indeksonline".

Në Prishtinë po bëhen përgatitjet për t’i pritur sa më mirë kampionet.

Në një televizion reklamash në kryeqytet tashmë janë vendosur fotografitë e tyre me mbishkrimin “Krenarë me çikat tona”.