Historia e Azem Bejtës: U largua nga Drenica, u zyrtarizua te Malisheva e përfundoi te Feronikeli
Sport
July 29, 2021 - 09:49
Detajet
Mbrojtësi kosovar, Azem Bejta, gjatë afatit kalimtar të verës ishte në qendër të vëmendjes, shkruan Zeri.info.
Futbollisti, i cili e mban emrin e heroit kombëtar, u largua pas 18 vjetësh nga skuadra e Drenicës, ku për një kohë e ka bartur edhe shiritin e kapitenit.
Bejta u transferua te skuadra e Malishevës, por pak ditë më pas u largua nga ky ekip me marrëveshje të dyanshme.
“Zeri.info” mëson ekskluzivisht se Bejta i është bashkuar skuadrës së Feronikelit.
Bejta tashmë i ka filluar edhe stërvitjet me skuadrën nga Drenasi, ndërkohë që në ditët në vijim pritet të prezantohet si përforcim i ri i skuadrës verdhezi. /Zeri.info