Conference League: Prishtina dhe Drita i zhvillojnë sonte ndeshjet e kthimit të xhiros së dytë

Conference League: Prishtina dhe Drita i zhvillojnë sonte ndeshjet e kthimit të xhiros së dytë

Sport July 29, 2021 - 09:00
DETAJET

FC Prishtina dhe FC Drita i zhvillojnë sot (e enjte) dy ndeshjet kthyese në kuadër të Ligës së Konferencës.

Drita do të luaj kundër gjigantit holandes, Feyenoord në Rotterdam.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, të Prishtinës ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 0-0.

Në ndeshjen tjeter skuadra e Prishtinës takohet me Connah’s Quay Nomads.

Ky ballafaqim do te zhvillohet në stadiumin “Deeside Stadium”.

Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Connah’s e zhvilluar në Prishtinë i ka takuar kryeqytetasve të cilët triumfuan me rezultatin e thellë, 4-1.

Të dy ndeshjet startojnë në ora 20:00.

Këto ndeshje i takojnë xhiros së dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës. /Zeri.info