Përparim Hetemaj nuk lëviz nga Italia, nënshkruan me skuadrën nga Serie B

Përparim Hetemaj nuk lëviz nga Italia, nënshkruan me skuadrën nga Serie B

Sport July 28, 2021 - 18:59
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i njohur nga Kosova, Përparim Hetemaj, do ta vazhdojë karrierën e tij në Itali, shkruan Zeri.info.

Pas dy viteve të kaluara te Benvento, futbollisti me nënshtetësi finlandeze ka nënshkruar sot me Regginan.

34-vjeçari nga Skenderaj ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2022.

Përparim Hetemaj gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat si Chievo, Bresica, Twente, AEK e HJK Helsinki.

Hetemaj numëron edhe 49 paraqitje me Kombëtaren A të Finlandës. /Zeri.info