FC Ballkani konfirmon largimin edhe të dy futbollistëve

FC Ballkani konfirmon largimin edhe të dy futbollistëve

Sport July 28, 2021 - 18:09
Lajmet e fundit nga sporti

FC Ballkani ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistë, shkruan Zeri.info.

Bëhet fjalë për dy futbollistët e akademisë, Art Abazi dhe Ermir Abazi.

Klubi suharekas ka bërë të ditur se të dy futbollistët në fjalë kanë kërkuar largimin, pasi duan të kenë minuta më shumë.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani (pa ndërhyrje):

“Klubi i Ballkanit njofton se ka ndërprë bashkëpunimin me dy futbollistët e akademisë sonë, Art Abazi dhe Ermir Abazi.

Dy futbollistët kanë kërkuar që të provojnë një eksperiencë të re për të pasur më shumë mundësi aktivizimi. Klubi e ka kuptuar kërkesën e tyre dhe i ka lënë të lirë.

Duke i falënderuar për kontributin e dhënë, ju urojmë suksese dy djemve.

Dera e Ballkanit do të jetë për herë e hapur për djemt tanë”. /Zeri.info