Kosova më 20 gusht mëson kundërshtarët në parakualifikimet për “FIBA Eurobasket 2025”
Sport
July 28, 2021 - 17:04
Lajmet e fundit nga sporti
Më 20 Gusht në Gjermani do të hidhet shorti për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025, ku do të mësohen edhe kundërshtarët e Kosovës A në konkurrencën e meshkujve.
Në short do të jetë i pranishëm Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova. Shorti do të hidhet nga ora 11:45, më 20 Gusht.
Pas hedhjes së shortit do të bëhen të ditura edhe datat se kur do të luan Kosova A te meshkujt.
Kosova A është në vendin e 70-të të renditjes së FIBA-s dhe në vendin e 37-të në Evropë. /Zeri.info