Peshëngritësi shqiptar përfundon i shtati në “Tokio 2020”

Peshëngritësi shqiptar përfundon i shtati në “Tokio 2020”

Sport July 28, 2021 - 14:08
Detajet

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, e mbylli në vendin e shtatë garën në stilin e shkëputjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke mos arritur rezultatin që pretendonte.

Peshëngritësi kuqezi mundi të ngrinte 151 kg në provën e dytë, pasi dështoi të kishte sukses në të parën, ndërsa në provën e tretë e pati të pamundur ta çonte mbi sup shtangën, me peshë 155 kg.

Në këtë stil, për kategorinë deri 73 kg, spikati kinezi Shi Zhyiong, i cili ishte i saktë në të tria provat, duke ngritur në të fundit 166 kg, duke thyer rekordin olimpik.