La Liga shihet si destinacioni i mundshëm për Jerome Boatengun

La Liga shihet si destinacioni i mundshëm për Jerome Boatengun

Sport July 28, 2021 - 13:41
Detajet

Qendërmbrojtësi gjerman, Jerome Boateng, pas largimit nga Bayern Munichu mund të transferohet në La Ligë, shkruan Zëri.info.

Sipas medies gjermane “SportBild”, lojtari mund të transferohet në Sevilla.

Siç raportohet nga media në fjalë, Boatengu është në bisedime me klubin spanjoll.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka dëshirë të vazhdojë të luajë ende në Evropë edhe për dy ose tri vjet të tjera dhe beson se Spanja është destinacioni i mundshëm për të.

Kampioni i botës 2014 u largua nga Bayern Munich pas dhjetë vjetësh, pasi kontrata nuk iu rinovua nga ana e klubit. /Zëri.info