Donyell Malen e zëvendëson një shqiptar te PSV?

Donyell Malen e zëvendëson një shqiptar te PSV?

Sport July 28, 2021 - 12:35
Detajet

Klubi holandez, PSV Eindhoven duke se ka gjetur zëvendësuesin e ish-lojtarit të tyre, Donyell Malen, i cili është bashkuar me Borussia Dortmund, shkruan Zëri.info.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha.

Berisha është sulmuesi i klubit gjerman, Salzburg.

Image

Sipas medieve holandeze, agjenti i lojtarit ka kontaktuar me PSV-në dhe negociatat priten të fillojnë së shpejti.

Mërgimi kishte shkëlqyer në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar dhe pastaj në Kampionatin Evropian në kategorinë U21 me Gjermaninë, dhe kështu ka arritur t’i bind skuadrat evropiane me kualitetin e tij.

Qendërsulmuesi ka luajtur për disa skuadra Austriake si: Liefering, Lask, SC Rheindorf Altach në formë huazimi.

Berisha iu bashkua Salzburgut më 28 dhjetor 2018 duke nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. /Zëri.info