Myrto Uzuni shkëlqen sërish për Ferencvaroshin në Ligën e Kampionëve

Myrto Uzuni shkëlqen sërish për Ferencvaroshin në Ligën e Kampionëve

Sport July 28, 2021 - 12:28
Detajet

Ferencvaros fitoi edhe takimin e dytë ndaj Zalgiris dhe u kualifikua në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Hungarisë kishin fituar 2-0 sfidën e parë në shtëpi, ndërsa sot triumfuan 1-3 në transfertë kundër kampionëve të Lituanisë.

Myrto Uzuni e nisi ndeshjen si titullar si gjithmonë, dhe ia doli të ishte protagonist pozitiv. Sulmuesi i kombëtares kuqezi dhuroi asistet e dy golave të parë të Ferencvaros.

26-vjeçari nga Berati u tregua altruist në të dy rastet (44′ dhe 72′), duke ia bërë më të lehtë me pasimet e tij shënimin e golave sulmuesit belg, Ryan Mmaee.

Uzuni ka shkëlqyer edhe ndaj FC Prishtinës në xhiron e parë ku në Prishtinë i ka realizuar tre gola.

Gol ka realiozuar edhe në ndeshjen e parë ndaj Zalgiris

Ferencvaros kaloi në raundin e tretë falë rezultatit të përgjithshëm 5-1 dhe përballë do të ketë Slavia Prague, kampionët e Çekisë.