Drita zbarkon në Rotterdam atje ku kërkon mrekullinë në Conference League

Drita zbarkon në Rotterdam atje ku kërkon mrekullinë në Conference League

Sport July 28, 2021 - 12:05
DETAJET

Skuadra e Dritës mëngjesin e sotëm ka udhëtuar drejt Rotterdamit të Holandës.

Bardhekaltrit janë akomoduar në hotel, pasi nesër i pret ndeshja e kthimit ndaj Feyenoordit në Conference League, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra kosovare e ndali gjigantin holandez në “Fadil Vokrri”, duke barazuar pa gola, 0-0.

Padyshim se do të jetë shumë vështirë në Rotterdam, por do të kërkohet të bëhet mrekullia nga skuadra e Ardian Nuhiut.

Ishte vetë kryetrajneri, Nuhiu i cili tha pas ndeshjes së parë se edhe në Holandë udhëtojnë për të treguar paraqitje të mirë.