FC Prishtina niset drejt Uellsit për ndeshjen e Ligës së Konferencës

FC Prishtina niset drejt Uellsit për ndeshjen e Ligës së Konferencës

Sport July 28, 2021 - 10:22
DETAJET

FC Prishtina merr rrugë drejt Uellsit, atje ku do ta zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj Connah’s Quay Nomads.

Kryeqytetasit fituan me rezultat 4-1, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, kampionët e Kosovës dominuan totalisht ndaj atyre të Uellsit.

Ishte kjo fitorja e parë në paraqitjen e parë të Prishtinën në Conference League.

Në ndeshjen e dytë bardhekaltrit do të mundohen ta ruajnë epërsinë e thellë të krijuar në Prishtinë.