Osmani te busti i Vokrrit: Më erdhi rendi edhe mua për vizitë, para meje ishin ata që të deshën e të çmuan dhe logon e ndërruan

Osmani te busti i Vokrrit: Më erdhi rendi edhe mua për vizitë, para meje ishin ata që të deshën e të çmuan dhe logon e ndërruan

Sport July 27, 2021 - 15:25
Detajet

Ejup Osmani tash e një kohë është larguar nga puna në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku e ka ushtruar pozitën e zyrtarit të Integritetit në FFK, shkruan Zeri.info.

Osmani së fundmi e ka realizuar një foto të busti i inauguruar javën e kaluar me legjendën e futbollit Fadil Vokrri, pranë stadiumit me të njëjtin emër.

Ai në postimin e tij ka thumbuar, duke shkruar se para tij realizuan foto në këtë vend njerëz që ia ndërruan edhe logon FFK-së.

“Me ne fund me erdh rendi dhe mua me te vizitua, ishin shum ne rend para meje ata qe aq shum te deshten e te qmuan sa qe edhe logon shum shpejt e nderruan e tash ku me dit se qka kan ne rend te nderrojn. Rujna zot”, ka shkruar Ejup Osmani, përcjell Zeri.info.

Image

Ndryshe, në tetor të vitit të kaluar FFK-ja e ka humbur betejën ligjore me Osmanin për largimin e tij nga puna.

Në vendimin e Inspektoratit të Punës, thuhet se FFK-ja obligohet që ta anulojë vendimin për ndërprerjen e një anshme të punës pa e pasur asnjë vërejtje ndaj të punësuarit të saj apo fakt që dëshmon se Osmani ka pasur performance negative në të cilën ka mundur të mbështetet shkarkimi. /Zeri.info