Federata e Xhudos e Kosovës: Xhudistet pjesëmarrëse në “Tokio 2020” nuk kanë profile të vërteta në rrjete sociale

Federata e Xhudos e Kosovës: Xhudistet pjesëmarrëse në “Tokio 2020” nuk kanë profile të vërteta në rrjete sociale

Sport July 27, 2021 - 15:06
Detajet

Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, nuk kanë profile të vërteta në rrjete sociale, shkruan Zeri.info.

Kujtojmë se Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë në qendër të vëmendjes, pasi në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio të Japonisë i kanë fituar medaljet e arta.

Krahas tyre me medalje ari është stolisur edhe Majlinda Kelmendi, katër vjet më parë, në Rio të Brazilit.

“Federata e Xhudos e Kosovës dëshiron të ju informoj që xhudistet tona: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, nuk kanë profile të vërteta në rrjetet sociale, siç janë Facebook e Instagram”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Të gjitha sportistet e lartpërmendura në njoftim janë pjesëmarrëse në Olimpiadën e Tokios. /Zeri.info