Drita prezanton aksionarin më të ri, afaristi Behar Shahini bëhet pjesë e bardhekaltërve

Drita prezanton aksionarin më të ri, afaristi Behar Shahini bëhet pjesë e bardhekaltërve

Sport July 24, 2021 - 00:09
DETAJET

Drita është njëra nga skuadrat me stabilitetin më të madh në futbollin kosovar.

Drita njihet si klub shumë stabil që ju qëndron afër futbollistëve të tyre duke ia ofruar kushtet më të mira financiare dhe ato të punës.

E krejt këtë stabilitet gjilanasit e kanë arritur falë investimeve të mëdha të dyshes Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli.

Drita duket se ka të ardhme të ndritur, pasi një tjetër afarist i fuqishëm është bërë pjesë e klubit.

Behar Shahini është bërë pjesë e klubit, pasi tanimë është aksionar tek bardhekaltërtit.

Edhe para e të bëhet aksionar te Drita, Shahini ka qenë thuajse në çdo vikend në stadiumin e qytetit në Gjilan, duke përcjellë të dyja skuadrat vendase.

Shahini është një adhurues i madh i futbollit, derisa edhe më parë ka kontribuar në forma të ndryshme në avancimin e futbollit kosovar.

Me dy afaristë të mëdhenj si Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, si dhe me afrimin e Behar Shahini që gjithashtu është një biznesmen ndër më të suksesshmit në Kosovë, Drita është në duar të sigurta dhe me një të ardhme të ndritur.

Njoftimi i FC Dritës

BEHAR SHAHINI aksionar i ri i klubit

Klubi jonë FC DRITA ka ofruar afër vetës edhe një aksionarë të ri. Fjala është për afaristin Behar Shahini nga kompania PALMA, adhurues i madhë i futbollit i cili do të shtoj edhe më shumë garancë financiare për një klub model siç është klubi jonë FC DRITA.

Shahini është pritur nga presidenti Valon Murseli i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e klubit.

Shahini edhe në të kaluarën ka kontribuar në forma të ndryshme në avansimin e futbollit tonë dhe tani më një gjë të till do ta bëjë në klubin tonë FC DRITA!

MIRË SE VJEN BEHAR!

FC DRITA. /Zeri.info