Alarm në Lojërat Olimpike, shkon në 91 numri i të infektuarve me COVID-19

Alarm në Lojërat Olimpike, shkon në 91 numri i të infektuarve me COVID-19

Sport July 23, 2021 - 17:53
DETAJET

COVID-i vijon të alarmojë në Japoni, teksa po të rritet në mënyrë shqetësuese numri i të infektuarve me Koronavirus në Fshatin Olimpik, kur kanë mbetur edhe pak orë nga zhvillimi i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Katër banorë të tjerë të Fshatit Olimpik, mes tyre edhe dy atletë, rezultuan pozitivë me COVID-19. 

Deri më tani, në total ka shkuar në 91 numri i personave të akredituar për Lojërat e Tokios, të cilët kanë rezultuar pozitivë që nga fillimi i muajit korrik.

Skateboarderi Kendi Jakobs nga Holanda dhe lojtari i ping-pongut, Pavel Siruçek, nga Republika Çeke, janë sportistët që kanë rezultuar së fundmi të infektuar me COVID. 

Atyre iu desh të largoheshin nga Fshati Olimpik për t’u akomoduar në një hotel karantinë. 

Dy anëtarë të stafit, një kategori që përfshin trajnerë dhe zyrtarë të ekipit që qëndrojnë në Fshatin Olimpik me pamje nga gjiri i Tokios, rezultuan gjithashtu pozitivë.