Vdes nëna e ish-yllit të futbollit italian pas aksidentit me veturë

Vdes nëna e ish-yllit të futbollit italian pas aksidentit me veturë

Sport July 23, 2021 - 16:33
DETAJET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku nëna e ish-futbollistit të Milanit, Alesandro Costakurta, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë.

Margerita Bekegato u përplas me një shtyllë mëngjesin e sotëm, përplasje e cila ka rezultuar fatale për 87-vjeçare.

Policia italiane dyshon se shkak është bërë një debulesë në timon e nënës së Costakurtës për shkak dhe të moshës së madhe, e cila po e ngiste vetë makinën. 

Aksidenti ndodhi në Lombardi, aty ky familja e Billit ka jetuar gjithmonë.

Sipas mediave italiane, në vendngjarje mbërritën të gjithë familjarët e të moshuarës, por ishte shumë vonë. 

Një lajmi i trishtë ky për Kostakurtën i cili kaloi 21 vite të karrierës së tij me fanellën e Milanit, për tu tërhequr nga futbolli përfundimisht në vitin 2007.