Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të lojërave olimpike “Tokio 2020”

Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të lojërave olimpike “Tokio 2020”

Sport July 23, 2021 - 14:54
Lajmet e fundit nga sporti

Lojërat olimpike “Tokio 2020” janë hapur sot me ceremoninë zyrtare, e cila u zhvillua në stadiumin olimpik të Tokios, shkruan Zeri.info.

Ceremonia hapëse nisi në orën 13:00 me kohën tonë lokale dhe në 20:00 me kohën lokale të Japonisë.

Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova ishin bajraktarët e ekipit olimpik të Kosovës në pjesën e parakalimit të ekipeve.

Ekipi i Kosovës në parakalim ishte i përbërë nga tetë sportistë dhe gjashtë trajnerë e zyrtarë.

Xhudistja Distria Krasniqi nuk mori pjesë në ceremoni, për shkak të garës që e pret nesër, sikurse mundësi Egzon Shala dhe atleti Musa Hajdari, të cilët arrijnë më vonë në Tokio, shkaku i orarit të mëvonshëm të garave. /Zeri.info