Zyrtare: KF Dukagjini nënshkruan me Moriban

Zyrtare: KF Dukagjini nënshkruan me Moriban

Sport July 23, 2021 - 14:03
Lajmet e fundit nga sporti

KF Dukagjini po vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në tregun e transferimeve, shkruan Zeri.info.

Klubi nga Klina sot ka prezantuar edhe një transferim, i cili vjen nga Guinea.

Bëhet fjalë për Moriba Tokpa Lamah. Sulmuesi 20-vjeçar së fundmi ishte pjesë e grup-moshave U19 të klubit të njohur turk, Denizlispor.

“Futbollisti nga Guinea, Moriba, është sulmues dhe vjen nga futbolli turk, ku ishte aktivizuar te grup-moshat e Denizlispor U19.

I lindur më 30 dhjetor 2000, njëzetvjeçari ka arritur që në vitin 2020 në kampionatin e grup-moshave U19 t’i realizojë nëntë gola në njëzetekatër paraqitje.

Mirë se vjen Lamah dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë!”, thuhet në njoftimin e KF Dukagjinit. /Zeri.info