Ekipi i Kosovës është gati për parakalimin në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

Ekipi i Kosovës është gati për parakalimin në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

Sport July 23, 2021 - 12:37
Lajmet e fundit nga sporti

Lojërat olimpike “Tokio 2020” do të hapen sot (e premte) me ceremoninë, e cila zhvillohet në stadiumin olimpik të Tokios, shkruan Zeri.info.

Ceremonia nis në orën 13:00 me kohën tonë lokale dhe në 20:00 me kohën lokale të Japonisë.

Ekipit olimpik të Kosovës në pjesën e parakalimit të ekipeve, do t’i prijnë bajraktarët, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Kosova në Lojërat Olimpike do të përfaqësohet me 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme: xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive.

Prej tyre, gjashtë janë me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova (të gjithë nga xhudo), Egzon Shala (mundje). Me ftesë nga Komisioni Tre-Palësh janë Donjeta Sadiku (boks) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), ndërsa me ftesë sipas vendeve të univerzalitetit janë atleti Musa Hajdari dhe notarët, Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

Faqja zyrtare e KOK-ut ka bërë me dije se ekipi është gati për të parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike. Ekipi në parakalim përbëhet nga tetë sportistë dhe gjashtë trajnerë e zyrtarë.

Xhudistja Distria Krasniqi nuk do të marrë pjesë në ceremoni, për shkak të garës që e pret nesër, sikurse mundësi Egzon Shala dhe atleti Musa Hajdari, të cilët arrijnë më vonë në Tokio, shkaku i orarit të mëvonshëm të garave.

Kosova do të parakalojë si shteti numër 67. /Zeri.info