Zyrtare: Son vazhdon kontratën me Tottenhamin

Zyrtare: Son vazhdon kontratën me Tottenhamin

Sport July 23, 2021 - 12:30
Lajmet e fundit nga sporti

Heung-Min Son është pajtuar me kushtet e ofruara nga Tottenham Hotspur, teksa sot ka nënshkruar kontratë të re, shkruan Zeri.info.

Kapiteni i Koresë së Jugut ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Son është pjesë e Tottenhamit tash e gjashtë vite. Ai ishte transferuar në vitin 2015 nga Bayer Leverkueseni, teksa me skuadrën londineze ka shënuar 107 gola dhe 64 asistime në 280 paraqitje.

"Tashmë ishte një nder i madh të luaja këtu për gjashtë vjet. Klubi më ka treguar respekt masiv dhe padyshim që jam shumë i lumtur që jam këtu.

Është si në shtëpi, veçanërisht me tifozët, lojtarët, stafin. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe do të jem shumë i lumtur të shoh përsëri fansat së shpejti” – ka deklaruar Son pas nënshkrimit të kontratës së re. /Zeri.info