Zyrtare: Drinor Boja nënshkruan me FC Istogun

Zyrtare: Drinor Boja nënshkruan me FC Istogun

Sport July 23, 2021 - 11:41
Lajmet e fundit nga sporti

FC Istogu ka njoftuar sot për arritjen e marrëveshjes me Drinor Bojën, shkruan Zeri.info.

Klubi nga Liga e Parë ka prezantuar sot mbrojtësin e krahut të majtë, i cili së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me “Troftat”, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

Njoftimi i plotë nga FC Istogu (pa ndërhyrje):

“Football Club Istogu me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me mbrojtësin e krahut të majtë Drinor Boja, i cili vjen në Istog nga Dukagjini i Klinës.

Drinor Boja ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin e Istogut, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Driori luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, por që di të përshtatet mjaft mirë edhe në pozitën e mesfushorit të krahut.

Boja është vetëm 19 vjeçar, është lojtarë me potencial të madh!

I dëshirojmë mirëseardhje Drinorit në klub, duke i uruar shumë suksese!”. /Zeri.info