Zyrtare: Benjamin Kololli transferohet në Japoni

Zyrtare: Benjamin Kololli transferohet në Japoni

Sport July 23, 2021 - 11:11
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Superligën e Japonisë, shkruan Zeri.info.

Kololli ka nënshkruar me Shimizu S-Pulse. Lajmi është bërë i ditur sot nga ky klub, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare, teksa te klubi japonez është transferuar si lojtar i lirë.

"Unë jam shumë i ngazëllyer për të takuar tifozët në stadium dhe për të luajtur me këtë ekip me fanella të bukura ngjyrë portokalli. Gjithashtu, unë jam i lumtur që mund të vij në Japoni. Unë isha i interesuar në kulturën dhe ushqimin japonez, kështu që unë më të vërtet jam duke pritur me padurim” – është shprehur Kololli për faqen zyrtare të klubit. /Zeri.info