Vera olimpike “Tokio 2020” në platformën nr. 1 në vendin tonë - Artmotion

Vera olimpike “Tokio 2020” në platformën nr. 1 në vendin tonë - Artmotion

Sport July 23, 2021 - 10:46

11.000 sportistë nga 206 shtete do të garojnë në 339 ngjarje dhe 50 disiplina të 33 sporteve kurse adhuruesit e sportit në vendin tonë këto do t’i shikojnë në tri kanale televizive (Eurosport 1, Eurosport 2, RTK) dhe vetëm një platformë: ARTMOTION

Pas kënaqësive maksimale të turneut më prestigjioz të tenisit në Botë, Ëimbledon 2021 dhe evropianit në futboll Euro 2020, vera fantastike në platformën më të pasur dhe më atraktive sportive në vendin tonë, Artmotion, vazhdon... koha është për Tokio 2020.

Nga 23 Korrik deri më 8 Gusht, abonuesit e Artmotion do të kënaqen me ngjarjen më të madhe sportive planetare, Lojërat e XXXII Olimpike Verore të cilat mbahen në Tokio të Japonisë.

Kjo Olimpiadë e cila është dashur të zhvillohet në vitin 2020 dhe vjet u anulua për shkak të pandemisë COVID-19 është e para në histori të lojërave olimpike e cila shtyhet dhe ri-caktohet kurse për Ekipin Olimpik të Kosovës do të jenë Lojërat e dyta Verore, pas debutimit historik në Rio 2016 kur në paraqitjen e parë shteti ynë fitoi medaljen e artë duke i falënderuar krenarisë së sportit kosovar, Majlinda Kelmendit .

Pikërisht Majlinda e Artë, sivjet do të mbajë flamurin e Kosovës dhe do t’i prij ekipit olimpik kosovar i cili përbëhet prej 11 sportistëve dhe garat e të cilëve këtë verë do t’i shikojmë në ARTMOTION.

Për 17 ditë rresht, nga 23 Korriku e deri më 8 Gusht, Artmotion përmes transmetimeve 24 orëshe në Eurosport 1 dhe Eurosport 2, si dhe transmetimeve të përzgjedhura në RTK do t’ju sjell betejat për medaljet olimpike të sportistëve kosovar dhe 205 shteteve tjera nga mbarë bota.

Mbi 11.000 sportist nga 206 shtete do të garojnë në 339 ngjarje të organizuara në 50 disiplina të 33 sporteve kurse adhuruesit e sportit në vendin tonë këto do t’i shikojnë në tri kanale dhe vetëm një platformë: ARTMOTION.

Nga tri sportet e reja që do të luhen për herë të parë, tashmë Artmotion ka transmetuar ekskluzivisht garat më prestigjioze botërore të Basketbollit 3x3 por, pa dyshim se gjitha sytë do t’i kemi të kthyera kah shpresa e jonë më e madhe për medalje: Judo.

Titanët e sportit kosovar: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, betejat e të cilëve në këto tri vitet e fundit keni mundur t’i shikoni vetëm dhe ekskluzivisht në ARTMOTION, do të luftojnë për të na bërë sërish krenar, sikurse gjithmonë dhe këtë do ta përcjellim në Artmotion.

Nga viti 2018 kur filloi punën, Artmotion, tashmë platforma numër 1 sportive në Kosovë i ka kushtuar rëndësi të veçantë xhudos duke transmetuar të gjitha Grand Prixtë dhe Grand Slamat e Federatës Ndërkombëtare të Judos (IJF), gara këto nga të cilat Majlinda, Nora, Distria, Akili e Loriana na sollën gëzim dhe me dhjeta medalje.

Gjitha këto i kemi përcjell së bashku dhe ekskluzivisht në Artmotion dhe tash, koha është që këtë rrugëtim olimpik ta kurorëzojmë së bashku në njërin prej tri kanaleve në platformën Artmotion: Eurosport 1, Eurosport 2 dhe RTK.

Xhudistët kosovar të udhëhequr nga mjeshtri i mjeshtërve, Driton Kuka, me krenari do të luftojnë dhe do të tentojnë të rrëmbejnë njërën nga medaljet, për të pushtuar podiumin olimpik dhe ngritur lartë flamurin e Kosovës në Tokio, për të na bërë krenar për të saten herë duke i vazhduar sukseset historike që kurrë asnjë sport para xhudos nuk ia ka dhuruar vendit tonë. Dhe të gjitha këto do t’i shikojmë në ARTMOTION

Për më tepër, direkt nga Tokio 2020 përmes Artmotion do t’i përcjellim edhe betejat olimpike të mundësit Egzon Shala dhe boksieres Donjeta Sadikut që po ashtu shpresojnë në medalje, sikurse edhe olimpistët Drilon Ibrahimit (shenjëtari sportive), Musa Hajdarit (atletikë), Olt Kondirollit dhe Eda Zeqirit (not).

Nga 23 Korriku deri më 8 Gusht, 24 orë në ditë pa ndërpre, zemra olimpike në vendin tonë do të rrah në Artmotion.

Ky është artikull i sponzorizuar.