Baseli shënon fitore të lehtë ndaj Partizanit

Baseli shënon fitore të lehtë ndaj Partizanit

Sport July 22, 2021 - 22:29
Lajmet e fundit nga sporti

Partizani nuk ka arritur t’i bëj ballë gjigantit zviceran, Baselit. Skuadra shqiptare pësoi humbje në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “St. Jakob-Park” ka përfunduar me rezultatin 3-0. Valentin Stocker shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një e shënoi edhe Arthur.

Vlen të theksohet se te skuadra zvicerane nga fillimi luajtën Taulant Xhaka dhe Pajtim Kasami.

Kasami e zhvilloi tërë ndeshjen, kurse Xhaka u zëvendësua nga Edon Zhegrova në minutën e 65-të.

Ndeshja e kthimit mes Partizanit dhe Baselit do të zhvillohet më 29 korrik në “Elbasan Arena”. /Zeri.info