Bekim Isufi, trajner i ri i Dritës

Bekim Isufi, trajner i ri i Dritës

Sport korrik 11, 2015 - 19:03

Bekim Isufi është emëruar trajner i ri i Dritës. Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” gjilanasi, i cili i ka përvjelë mëngët dhe ka filluar qysh tash të mendojë për ndërtimin e ekipit për sfidat që e presin sezonin e ardhshëm.

“Kemi arritur marrëveshje me Dritën, të cilën do ta udhëheqë derisa të ketë organizim të duhur në klub”, theksoi fillimisht Isufi për gazetën Zëri.

“Ne jemi vonë, shumë vonë. Skuadrat tjera thuajse i kanë kompletuar ekipet, ndërsa ne jemi të fundit në këtë aspekt. Do të mundohemi t’i mbajmë shumicën e lojtarëve që kanë luajtur sezonin e kaluar te Drita dhe nëse e arrijmë këtë, na duhen edhe pesë përforcime. Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë më interesant dhe më i fortë, prandaj duhet të përgatitemi sa më mirë”, shtoi Isufi. /Zëri/