Rey Manaj shpërthen me het-trick në sytë e Ronald Koeman e Joan Laportas, në ndeshjen e parë me Barcelonën A

Rey Manaj shpërthen me het-trick në sytë e Ronald Koeman e Joan Laportas, në ndeshjen e parë me Barcelonën A

Sport July 21, 2021 - 21:55
DETAJET

Rey Manaj ishte transferuar te Barcelona B në janarin e 2020, ndërsa sulmuesi i Kombëtares Shqiptare priti plot një vit e gjysmë për të debutuar me fanellën e klubit të njohur katalanas.

Ai ë bëri këtë pasditen e sotme në miqësoren ndaj Gimnasticac, ku arriti të lërë gjurmë me një het-trik, që do të mbetet gjatë në memorie.

Sulmuesi 24-vjeçar u aktivizua nga trajneri Ronald Koeman që në fillim të pjesës së dytë dhe arriti të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 60’, duke shënuar gol të bukur.

Në minutën e 85-të ishte Alex Collado që dyfishoi shifrat për Barcelonën.

Por, spektakli i Manajt dhe Barcelonës nuk kishte përfunduar ende, pasi sulmuesi shqiptar ia doli të shënojë edhe dy herë të tjera. 

Fillimisht shënoi në minutën e 87-ën me aksion të bukur nga skuadra, duke shtyrë topin me gjoks drejt rrjetës.

Krejt në fund në minutën e 90, shqiptari shënoi me penallti, duke vulosur het-trikun personal dhe fitoren 4-0 të Barcelonën.

Në stol ishte Ronald Koeman, ndërsa presidenti Joan Laporta ishte në stadium.