Erdin Hashani: Nuk është turp të humbësh kundër Feyenoordit, Drita po luan kundër një gjiganti të futbollit

Erdin Hashani: Nuk është turp të humbësh kundër Feyenoordit, Drita po luan kundër një gjiganti të futbollit

Sport July 21, 2021 - 19:10
DETAJET

Drita nesër takohet me Feyenoordi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita dhe Feyenoordi takohen nga ora 21:00 në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për UEFA Conference League.

Intelektualët synojnë paraqitje sa më të mirë në këtë takim edhe pse pritet të jetë një sfidë shumë e vështirë.

Analisti dhe trajneri i futbollit kosovar, Erdin Hashani është deklaruar për GazetaBlic Sport para kësaj ndeshje.

Ai tha se gjasat janë të vogla për skuadrën tonë, sepse po luan ndaj një kundërshtari shumë të fortë siç është Feyenoordi.

“Nëse folim për mundësitë e skaudrës tonë, gjasat janë të vogla për shkak se Drita po luan kundër një gjiganti të futbollit. Plus kësaj janë dy ndeshje. Megjithatë, kjo është shumë një arritje e madhe, sepse po luan kundër një skuadre shumë të madhe dhe deri më tash nuk kemi pasur ende një kundërshtar më të fortë se kjo skuadër, në ndeshjet e Evropës“, tha fillimisht Hashani.

“Kjo është një arritje e madhe, sepse deri para disa viteve e kishim ëndërr për t’u përballur kundër skuadrave të mëdha, sot kjo është realitet dhe kjo do të thotë shumë, jo vetëm për Dritën, por edhe për futbollin kosovar. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, vjen njëra ndër skuadrat më të mëdha holandeze dhe kjo është një reklamë e mirë për futbollin kosovar, e cila po i bëhet që nga paslufta. Mos të harrojmë se futbolli kosovar ka patur ngritje, e shikojmë fitoren e Dritës kundër Deçiq, skuadër që e dominoi që në të dyja ndeshjet kundërshtarit dhe kjo do të thotë shumë, shto që tani kundërshtar e kemi Feyenoordin. Shpresoj të paktën lë të kemi një humbje dinjitoze, sepse nuk është turp të humbësh kunder Feyenoordit“, përfundoi ai.