Pa kaluar 2 javë nga prezantimi, 20-vjeçari largohet nga KF Llapi dhe transferohet në Maqedoninë e Veriut

Pa kaluar 2 javë nga prezantimi, 20-vjeçari largohet nga KF Llapi dhe transferohet në Maqedoninë e Veriut

Sport June 25, 2021 - 18:16
Lajmet e fundit nga sporti

Pa mbushur dy javë nga zyrtarizmi, Ardit Demiri është larguar nga KF Llapi, shkruan Zeri.info.

Demiri u prezantua te KF Llapi më 8 qershor, por vendosi të largohet më 19 qershor, derisa klubi nga Podujeva ka fshirë postimin në faqen zyrtare.

Image
Ardit Demiri & Tahir Batatina / KF Llapi.

Në atë datë (19 qershor), mesfushori 20-vjeçar u prezantua te skuadra nga Maqedonia e Veriut, FC Voska Sport.

Voska Sport nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Ligës së Dytë të futbollit maqedonas. /Zeri.info