“Euro 2020”: Spanja ndalet me barazim edhe nga Polonia, mbetet e treta në grup

“Euro 2020”: Spanja ndalet me barazim edhe nga Polonia, mbetet e treta në grup

Sport June 19, 2021 - 22:54
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Spanjës nuk ka arritur më shumë se një pikë as në ndeshjen e rrethit të dytë në Grupin E, shkruan Zeri.info.

Pas barazimit pa gola me Suedinë, të përzgjedhurit e Luis Enriques kanë barazuar edhe me Poloninë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “La Cartuja” ka përfunduar me rezultatin 1-1. Alvaro Morata shënoi për spanjollët në minutën e 25-të, teksa Robert Lewandowski barazoi për polakët në minutën e 54-të.

Në minutën e 58-të Spanja kishte një mundësi të artë për ta rikthyer epërsinë, por Gerard Moreno dështoi nga pika e bardhë.

Spanja tani ka dy pikë dhe renditet e treta, teksa Polonia me një pikë mbetet e fundit. Në Grupin E kryeson Suedia me katër pikë, kurse Sllovakia është e dyta me tre pikë.

Në rrethin e tretë dhe të fundit në grup, takohen: Suedia – Polonia dhe Sllovakia – Spanja. /Zeri.info