Zyrtare: Jeton Gashi merr drejtimin e Arbërisë

Zyrtare: Jeton Gashi merr drejtimin e Arbërisë

Sport June 19, 2021 - 22:06
Lajmet e fundit nga sporti

Pas largimit të Arbnor Morinës, KF Arbëria ka prezantuar sonte (e shtunë) trajnerin e ri, shkruan Zeri.info.

Bëhet fjalë për Jeton Gashin, i cili tash e tutje do ta udhëheq skuadrën nga Liga e Parë.

Ylber Statovci do të jetë ndihmës i Gashit, kurse Diamant Kadriolli trajner i portierëve.

Njoftimi i plotë nga KF Arbëria (pa ndërhyrje):

“Jeton Gashi, trajner i ri i KF Arbëria

KF Arbëria ka arritur marrëveshje me trajnerin Jeton Gashi, ndihmës trajnerin Ylber Statovci dhe trajnerin e portjerve Diamant Kadriolli.

Jeton Gashi i cili njihet si ndër futbollistët më të mirë që ka pasur treva jonë do të udhëheq me shtabin teknik. Gashi në të kaluarën ka luajtër në disa klube elitare në Kosovë dhe Evropë, ndërsa në rolin e trajnerit ka qenë tek KF Ulpiana dhe KF Lipjani.

Ylber Statovci do të jetë ndihmës trajner, ku Statovci deri më tani ishte trajner në Shkollen e Futbollit të KF.Arbëria.

Diamant Kadriolli do të jetë trajner i portjerëve, ku Kadriolli ishte pjesë e klubit tonë edhe në stinorin që lam pas.

Kryesia e KF Arbëria ju dëshiron suksese shtabit teknik, njëkohësisht u uron shëndet dhe punë të mbarë drejt arritjes së objektivës, ri-kthimit në elitën e futbollit Kosovar”. /Zeri.info