Donart Sheqerolli drejt largimit nga Besa?

Donart Sheqerolli drejt largimit nga Besa?

Sport June 19, 2021 - 21:23
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollistin e njohur, Donart Sheqerollin, nga sezoni i ardhshëm mund ta shohim te një skuadër tjetër, shkruan Zeri.info.

Sheqerolli që ishte pjesës e Besës në sezonin e fundit, është drejt largimit nga skuadra pejane.

“Zeri.info” nga burime të sigurta pranë klubit dhe lojtarit në fjalë, mëson se kapiteni dhe krerët e klubit të Besës do të kenë edhe një takim pas disa ditësh, për të vendosur përfundimisht për të ardhmen.

Mirëpo, gjasat më të mëdha janë që mesfushori të largohet nga Besa dhe të bëhet me skuadër të re nga sezoni i ardhshëm.

Donart Sheqerolli karrierën e ka nisur pikërisht te Besa, ku në vitin 2015 ka bërë debutimin me skuadrën e parë. /Zeri.info

Image
Donart Sheqerolli, fitues i Kupës me Besën në vitin 2017.